Avokati Esmerald Xhafa analizoi në studion e emisionit “FactCheck” dinamikën e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta. Xhafa tha se nëse SPAK ruan të njëjtat standarde si në rastin e Metës, atëherë e gjithë klasa politike shqiptare është e rrezikuar.

Meta ka mbajtur detyra të rëndësishme në këtë vend. ka qenë një njeri me sjellje normale dhe korrekte. Ka qenë i afërt dje popullor me njerëzit e thjeshtë që takonte në rrugë. Në lidhje me deklaratat e tij mendoj se janë ngarkesë psikologjike. Unë vitet e fundit nuk kam pasur kontakte me të por gjykoj se është sjellja e një njeriu që ka probleme me drejtësinë dhe i duhet të përballet me të.

Asnjëri nga punonjësit e policisë nuk kishin letër në dorë.

Jemi ende në fillimet e një hetimi që në njëfarë mënyre është bërë i hapur për publikun. Ka pasur informacione, por jo fakte konkrete. Nëse i referohemi vendimit për masën e sigurimit, aktualisht i mbetet drejtësisë për të folur dhe retorika politike që mund të bëjë Partia e Lirisë nuk më duket gjuhë korrekte për t’u përdorur. Kur flet drejtësia nuk duhet të merresh me mosbindje civile. Politika duhet të përgatitet për ditë të vështira. Unë ditë të vështira e lidh me veprimtarinë e SPAK-ut. Nëse i referohemi atij standardi hetimi, janë të rrezikuar për të qenë subjekt i ndjekjes penale të gjithë ata që janë marrë me politikë. E vërteta është e dukshme në sytë e shqiptarëve. Niveli që SPAK-u ka ndjekur në rastin e zotit Meta, do të thotë që të rrezikuar janë e gjithë klasa politike në Shqipëri.

Xhafa tha më tej se protesta në rrugë nuk është mënyra e duhur për t’u përballur me drejtësinë.

Jemi në fazën e parë të hetimeve dhe shumica e hetimeve që kanë të bëjnë me pjesën politike janë ende në fazën e parë. Reforma nëse do të vazhdojë të funksionojë, nëse ata që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve do ta bëjnë luftën me drejtësinë dhe jo duke protestuar në rrugë. Në kaq vite kanë drejtuar të gjithë dhe janë bashkëfajtorë të gjithë.