Donald Trump urdhëron operacione të reja kundër emigrantëve në Los Angeles, Chicago dhe New York

Donald Trump urdhëron operacione të reja kundër emigrantëve në Los Angeles, Chicago dhe New York

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi të dielën operacione të reja kundër emigrantëve në Los Angeles, Chicago dhe New York, në përgatitje të programit më të madh të deportimit masiv në histori që synon këto qytete, të cilat ai tha se drejtoheshin nga demokratë të së majtës ekstreme me mendje të sëmura. 

"Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arrestuar dhe deportuar emigrantë të paligjshëm  nga qytetet më të mëdha të Amerikës si Los Angeles, Chicago dhe Neë York, ku jetojnë miliona emigrantë të paligjshëm", deklaroi presidenti republikan në rrjetin e tij social Truth.

"Këto qytete, dhe të tjera, janë thelbi i pushtetit demokratik ", shtoi ai.

Donald Trump e ka bërë deportimin e emigrantëve të paligjshëm një përparësi të mandatit të tij të dytë, pasi premtoi gjatë fushatës së tij se do t'i jepte fund një "pushtimi" të supozuar të kriminelëve të huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy