Zjarr i madh në afërsi të Syrit të Kaltër, rrezikohen banesat

Zjarr i madh në afërsi të Syrit të Kaltër, rrezikohen banesat

Një tjetër zjarr i përmasave të mëdha është raportuar në territorin e Bashkisë Finiq.

Vatra e zjarrit është regjistruar në një zonë me bimësi të dendur në fshatin Muzinë, në afërsi të Syrit të Kaltër, raporton Ora.

Mësohet se flakët rrezikojnë disa banesa që ndodhen aty pranë.

Banorët e fshatit Muzinë janë mobilizuar për shuarjen me mjete rrethanore të flakëve ndërsa është vënë në dijeni dhe kryetari i fshatit Muzine per mobilizim forcash vullnetare.                      

Ndërkohë shefi i zjarrëfikësve Finiq, Llambi Bozhori, tha se një zjarrëfikëse e ardhur nga Saranda është pozicionuar afër banesave për të frenuar përparimin e flakëve drejt tyre.

“Ka ardhur edhe një zjarrfikëse nga Delvina e cila po mundohet nga rruga nacionale të shuajë flakët, pasi me mjete rrethanore zjarri nuk po shuhet dot dhe është i përmasave të mëdha”, deklaroi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy