Moldavia arreston 4 mësues turq të lidhur me Gylenin dhe i dërgon drejt Ankarasë, reagon Amnesty International

Moldavia arreston 4 mësues turq të lidhur me Gylenin dhe i dërgon drejt Ankarasë, reagon Amnesty International

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International ka reaguar ashpër mbi arrestimin dhe dëbimin nga ana e Moldavisë të 7 mësuesve që punonin në kolegjet turke në vend.  

Media turke-sipas BBC, thotë se shërbimi informativ i Turqisë MIT ishte i përfshirë drejtpërdrejt. 

Shkolla "Liceul Orizont", raportohet të jetë e lidhur me klerikun mysliman të SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e fajësoi për përpjekjen e grushtit të shtetit në vitin 2016 kundër Presidentit Erdogan.

Në Facebook, shkolla tregon protesta nga kolegët dhe nxënësit.

Faqet e Facebook-ut të shkollës gjithashtu tregojnë një vajzë që demonstron një pllakatë në anglisht: "Ju lutem, lirojeni babain tim".

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka goditur rëndë mbështetësit e pretenduar të Gulenit, duke arrestuar ose shkarkuar më shumë se 100 000 nëpunës publikë dhe duke u kërkuar qeverive të huaja të dorëzojnë ata pranë autoriteteve turke.

Drejtori i shkollës Orizont, Riza Dogan, ishte ndër ata që u arrestuan në Moldavi. Faqja e internetit të Balkan Insight raporton se një nxënës 14-vjeçar gjithashtu u ndalua shkurtimisht.

Drejtoresha e Amnesty International, Marie Struthers, tha se "ne jemi thellësisht të shqetësuar për fatin e shtatë shtetasve turq të ndaluar.

"Autoritetet moldave duhej të siguronin mbrojtjen e tyre nga kthimi i dhunshëm në Turqi, por zgjodhën të bënin të kundërtën dhe menjëherë i deportonin ato."

Në mars, gjashtë turq pesë prej tyre mësues në një koleg turk u dëbuan në Turqi nga Kosova.

Gulen financon një rrjet mbarëbotëror të shkollave dhe dikur ishte aleat i Erdogan. Ai mohon çdo rol në grushtin e shtetit nga oficerë ushtarakë të pandershëm, në të cilët më shumë se 250 vetë vdiqën.

Deklarata e Amnesty tha se mësuesit e Orizont kishin kërkuar më parë azil në Moldavi, duke pretenduar se do të përballeshin me persekutim në Turqi.

Dëbimi me forcë i azil kërkuesve, tha Amnesty, ishte një "shkelje flagrante e detyrimeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të Moldavisë".

Lajm i përditshëm turk i Sabah tha se të dyshuarit pritej të gjykoheshin në Turqi. Raporti, dhe një nga lajmet e Haber3.com të Turqisë, thonë se të dyshuarit po mbahen nga MIT.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy