Xhafaj kundër Metës, shortit për KED në kundërshtim me Kushtetutën

Xhafaj kundër Metës, shortit për KED në kundërshtim me Kushtetutën

Zbatimi i reformës në drejtësi, mesa duket do të jetë edhe më i vështirë sesa ishte parashikuar. Top Channel mësoi se kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, edhe në cilësinë e ish-kryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi, e ka cilësuar të paligjshëm procesin e zgjedhjes së Këshillit të Emërimeve në drejtësi.

Në letrën që u ka dërguar po të hënën, paralel me ministrin e Drejtësisë, presidentit, kryeparlamentarit dhe kryetarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Xhafaj thotë se procesi përzgjedhjes së listave nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Kjo do të thotë, që edhe rezultati i nxjerrë nga shorti është antikushtetues”, thotë kreu i Komisionit të Ligjeve, sipas të cilit në proces janë përdorur dy standarde. Ky është një qëndrim i kundërt me atë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili e brijti publikisht procedurën e ndjekur nga Prokurori i Përgjithshëm, kur ai u akuza nga Ambasadori amerikan.

Megjithatë, sipas Fatmir Xhafajt injorimi i këtij fakti cenon besueshmërinë e qytetarëve në procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe kompromenton sinqeritetin e faktorëve politikë dhe institucionale në deklarimet e tyre për të mbështetur reformën në drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy