
Takimi i rradhës së Ministrisë së Kulturës mbi draft dokumentin “Strategjia Kombëtare për Kulturën 2019-2025” me fokus në fushën e Kinematografisë vetëm takim nuk mund të quhet.
Ministria mund të shënojë se edhe ky takim u bë dhe grupet e interesit shprehën mendimin e tyre, por, ashtu siç u tha nga kineastët, me gjithë shqetësimet e përsëritura prej vitesh, asgjë nuk ka ndryshuar dhe asgjë nuk duket se po merret seriozisht në shqyrtim nga vetë Ministria.
Sabina Kodra, producente: Ajo që unë po shikoj në studimin tuaj, është se ajo cfarë në gjithë biseduam në dy orë e gjysëm, nuk është reflektuar në asnjë prej këtyre pikave.
Ajo çfarë u vërejt mes të tjerash nga vetë kineastët është se duhet një ndryshim i Ligjit për Kinematografinë.
Eduart Makri, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë: Vështirësia e kësaj, e ndryshimeve në këtë pikë është se nuk është thjesht fakti se qështë vjetëruar ligji, por në ligj përputhen edhe problemet që kanë disa ligje të tjera, sic është ligji i të drejtës së autorit (disa gjëra të vogla të cilat janë aty, të cilat ndërhyjnë në punën tonë), janë një pjesë e gjërave që disiplonojnë platformat e mëdha televizive dhe digitale, e që transmetojnë filmat e bëra para `90, është disiplinimi ligjor i proceduarave edhe për filmat që prodhohen tani.
Prezantimi i “Strategjisë Kombëtare për Kulturën 2019-2025” i organizuar nga Ministria e Kulturës është i disati në rradhë, ndërkohë që një prezantim i ngjashëm është bërë edhe një vit më parë, kur në krye të Kulturës ishte Mirela Kumbaro. Ndërsa përfaqësuesit në Ministri do të shënojnë se edhe ky takim u bë, në fakt, asgjë nuk ndryshoi për kineastët as pas këtij takimi.
Eduart Makri: Strategjia e rritjes së buxhetit nuk është vetëm strategji e drejtpërdrejtë, si t`i thuash qeverisë une sot kam 5 lek, dhe do mi japësh edhe 5 të tjera se smë arrin, kjo është njëra anë, dhe ana tjetër është se ne edhe me Sajmirin po flasim, duhet të hyjnë të ardhura edhe nga burimet e tjera, dhe ne po bëjmë një strategji në këtë pikë, në mënyrë që të hyjnë të ardhura ehde nga burimet tjera, nga platforma televizive, nga bërja e ligjeve tilla si taksa të ndryshme që janë të mëdhaja, dhe do futemi në bashkbisedim më qeverië, në mënyrë që edhe ne si vendet e tjera të përfitojmë nga taksat të tjera që hyjne në përkrahje të prodhimit tonë kinemoatografik.
Si përherë, ata diskutuan midis tyre, ndërsa Ministria prezantoi në mënyrë teorike si strategji ato që në fakt janë detyrat e saj në art dhe kulturë.



