Shpërthimi i koronavirusit, Spanja izolon zonën me 70 mijë banorë

Shpërthimi i koronavirusit, Spanja izolon zonën me 70 mijë banorë

Nga mesnata e të dielës deri të premten zona e La Marina, e cila shtrihet 90 milje në lindje të La Coruna në Galicia, do të jetë e mbyllur për pjesën tjetër të Spanjës. Rreth 70 mijë persona që ndodhen në të nuk do të kenë mundësi të dalin apo të tjerë të hyjnë për shkak të përhapjes në masë të koronavirusit.

Zyrtarët rajonalë të shëndetit njoftuan se për pesë ditë do të jetë rresptësisht e ndaluar futja apo dalja nga kjo zonë, përjashtim bëjnë vetëm rastet e atyre personave që do të duhet të udhëtojnë për punë. Zyrtarët kanë thënë se shpërthimet e reja në këtë zonë kanë ndodhur në lokale dhe bare dhe si rrjedhojë kapaciteti do të jetë i kufizuar në 50%.

Tani ka 258 raste të Covid-19 në Galicia, përfshirë 117 në provincën Lugo, thonë autoritetet. Takimet do të kufizohen në 10 persona dhe maska do të jetë e detyrueshme. Kjo masë vjen disa ditë pasi e njëjta gjë u vendos për rajonin very-lindor të Katalonjës. Gjithsesi në rang vendi shpërthimi i infeksioneve në Spanjë është nën kontroll.

Deri më tani raportohet se në vendin iberik janë rregjistruar më shumë se 250 mijë raste me koronavirus, ndërsa 28, 385 prej tyre kanë ndërruar jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy