
Deputeti socialist, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Ekonomisë, Ervin Bushati, iu shmang pyetjes së MCN TV në lidhje me arbitrazhin e pritshëm të Lotarisë Kombëtare. Në një intervistë me Skype me studion e lajmeve, Bushati u pyet për mosekzekutimin e vendimit të formës së prerë që Gjykata e Apelit Administrativ ka dhënë në favor të Lotarisë Kombëtare, çka i jep kësaj të fundit mundësinë të shkojë në arbitrazh, humbja e të cilit do t’u ngarkonte taksapaguesve shqiptarë një tjetër faturë të majme, krahas asaj të rastit Becchetti. E vetmja përgjigje e Bushatit që lidhej direkt me pyetjen ishte se gjykatat kanë pavarësinë e tyre.
Gjykatat kanë pavarësisnë e tyre. Jemi krenarë që erdhi kjo ditë që vendimet e tyre të respektohen. Janë vendime që janë marrë para kësaj maxhorance që kanë edhe një dëm ekonomik. Kjo sot është një barrierë apo kufiri i ri kur shtetet bisedojnë me firmat më të mëdha në botë. Kompanitë e mëdha dhe korporatat duhet të mbajnë peshën më të madhe. Mendoj se edhe në Shqipëri ka ardhur koha që bizneset të mbajnë më shumë. Edhe në SHBA po flitet për rritje të normës së taksimit. Edhe në Shqipëri duhet të shkojë në 20%. Ne pamë që në kohë të vështira është shteti ai që duhet të garantojë jetën e qytetarëve, jo kompanitë. Është e drejtë të ketë një rishpërndarje ndryshe. Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha dhe kërkohet më shumë nga shteti. Në këtokushte duhet të kontribuojnë koporatat e mëdha.



