Marshimi për vrasjen e 14 vjeçarit/ Xhemollari: Duhet rritur siguria në shkolla, të shtohen oficerët dhe psikologët (VIDEO)

Marshimi për vrasjen e 14 vjeçarit/ Xhemollari: Duhet rritur siguria në shkolla, të shtohen oficerët dhe psikologët (VIDEO)

Me një pankartë të madhe në dore ku shkruhej  “Institucionet e papërgjegjshme vrasin’ prindër dhe të rinj u mblodhën bashkë për tu solidarizuar në një marshim protestë nga shkolla “Fan Noli’ në Tiranë që u vendos më pas përballë Ministrisë së Arsimit.

Lidhur me këtë Rigels Xhemollari nga ‘Qëndresa Qytetare’ në një intervistë për MCN TV u shpreh se faji qëndron tek institucionet që heshtin dhe nuk kryejnë detyrën për të parandaluar ngjarje të tilla kaq të rënda.

Ai tha se 54% e shkollave nuk kanë oficer sigurie, dhe aty ku ka nuk e kryejnë detyrën siç duhet por shpesh herë i gjen dhe në kafet përballë shkollës, prandaj duhet të kemi shtim të oficerëve të sigurisë dhe psikologëve në shkolla.

Sipas tij, ministrja e arsimit duhet të jepte dorëheqjen sot, ndërsa sa i përket fajit të prindërve në të gjithë këtë është që nuk reagojnë sa duhet kur shkolla nuk plotëson kushtet standarde të sigurisë.

Institucionet e papërgjegjshme vrasin dhe jo pa qëllim kemi vendosur këtë banderolë sepse janë këto institucione që heshtin dhe nuk flasin kur duhet të reagojnë sepse po ta bënin do ishte shmangur. Është një ngjarje që ende nuk ka transparencë nuk na është thënë se si nisi si ndodhi dhe kjo bëhet me qëllim për ta mbajtur shkollën larg nga kjo ngjarje, por kjo nuk është drejtë se aty mund të ketë njerëz që kanë shpërdoruar detyrën.

Kërkesa jonë fillestare nuk ishte dorëheqja e ministres së arsimit, ajo u bë kërkesë kryesore gajtë kësaj proteste, të tjerat lidheshin  me buxhetimin e shkollave dhe rritjen e shkallës së sigurisë sepse 54% e shkollave s’kanë oficer sigurie dhe aty ku ka ata rrinë në kafet pranë shkollave.

Nuk mund të orientohemi vetëm te fotot që bënë ministria me policët në shkolla por duhet të parandalohen ngjarje që përfundojnë në të tilla tragjedi. Faji i vetëm që kanë prindërit sot është që nuk reagojnë sa duhet sot kur institucionet dhe shkollat nuk bëjnë aq sa duhet, nuk kërkojnë standardet e duhura të sigurisë në shkolla.

Në një moment ku niveli i bullizmit është në nivele të larta brenda shkollave atëherë do të thotë se psikologu do të ketë një rol kryesor në parandalimi dhe neutralizimin e dhunës brenda shkollës, por kur kemi një psikolog me një numër të madh nxënësish atëherë është e pamundur për ta për të ndihmuar. Një oficer policie duhet ta shohi pozicionin e tij nga aspekti i prindërit, jo nga aspekti i detyrës për të bërë roje.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy