Problem në sistemin informativ, 4600 fluturime me vonesë në SHBA

Problem në sistemin informativ, 4600 fluturime me vonesë në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica e fluturimeve u përballëm me vonesë për shkak të një dështimi në sistemin kompjuterik të Administratës Federale të Aviacionit.

Disa persona raportuan përmes rrjeteve sociale se ishin bllokuar për shkak të ndërprerjes së shërbimit.

Administrata Federale e Aviacionit autorizoi rifillimin e fluturimeve pas rreth tre orësh.

Më konkretisht rreth 4600 fluturime në ose jashtë SHBA-ve u vonuan dhe 94 të tjerë u anuluan, sipas një faqe interneti për gjurmimin e fluturimeve të cituar nga mediat amerikane.

Bllokimi i fluturimeve përfundoi në orën 09.00 me orën lokale ose në orën 15.00 me orën tonë.

Problemi sipas New York Times, u shkaktua nga një dështim në Notam, Notice to Air Mission, sistemi që Administrata Federale e Aviacionit përdor për të dërguar alarme sigurie për pilotët. Alarmet janë qendrore për planifikimin e fluturimit dhe përdoren për të ofruar informacion në kohë reale për çdo rrezik gjatë fluturimit ose në tokë, të tilla si mbylljet e pistës, kufizimet e hapësirës ajrore dhe ndërprerjet e sinjalit të navigimit.

Notams, i shpikur në vitin 1947, përdor një gjuhë teknike që është e vështirë për t’u kuptuar nga personat jashtë fushës.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë provë të një sulmi kibernetik.

Ndërkohë Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë thirrje për një hetim të plotë mbi shkaqet që çuan në krijimin e problemit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy