Klientelizmi në sistemin bankar nuk ka frenuar dhënien e kredive të këqija për bizneset private. Eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë se rryshfeti ka bërë që 90% e këtyre kredive me rrezik të lartë të jepen me vetëdije, ndërsa për administratorin e Konfindustria, Gjergj Buxhukun, borxhet e këqija që janë fshirë nga sistemi bankar kanë ndikuar në stabilitetin e tregut krahas parasë informale në qarkullim.



