Presidenti: Numri i ulët i mjekëve, situatë kritike në Shqipëri

Presidenti: Numri i ulët i mjekëve, situatë kritike në Shqipëri

Presidenti i vendit Ilir Meta ka ngritur shqetësimin e mungesës së mjekëve në vend. Duke iu referuar raporteve të OBSH, Meta shkruan se Shqipëria paraqet numrin më të ulët të mjekëve për banorë krahasuar me shumë vende në rajon dhe bën thirrje për zgjidhjen e këtij problem, të cilin e cilëson kardinal.

Numri tepër i ulët i mjekëve për banor në Shqipëri është një problem shumë serioz i sistemit tonë shëndetësor. OBSH evidenton shumë qartë këtë situatë kritike në raportet e saj. Shqipëria paraqet numrin më të ulët të mjekëve për banorë se sa shumë vende të Ballkanit dhe kjo është e papranueshme. Shëndeti, si e mirë themelore e shqiptarëve duhet rivlerësuar nga qeveria, opozita dhe shoqëria civile dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë të problemit të mjekëve, të cilët përbëjnë zemrën e sistemit shëndetësor. Të mos hezitohet në asnjë çast për të bërë çdo investim që duhet nga financat publike për të zgjidhur këtë problem kardinal”, shkruan presidenti në një publikim në rrjeton Facebook.

Duke folur për situatën e krijuar nga Covid, presidenti thotë se personeli shëndetësor duhet motivuar dhe fuqizuar.

Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar. Sfidat e shëndetit publik janë në rritje ndaj duhen politika më largpamëse, jo vetëm për të frenuar  largimin, por për të rritur, motivuar dhe fuqizuar personelin shëndetësor”, shkruan presidenti Meta.

Një raport i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregon se Shqipëria ka numrin më të vogël të mjekëve në raport me numrin e popullsisë. Sipas OBSH-së, Shqipëria ka vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë, një shifër që është më e ulëta në Europë. Më pak se Shqipëria, mjekë kanë vendet afrikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy