“Vuçiçi donte skenat e Donetskut në Kosovë, por i ra maska!”, Ramabaja: Diplomacia perëndimore i dha tjetër kah zhvillimeve

“Vuçiçi donte skenat e Donetskut në Kosovë, por i ra maska!”, Ramabaja: Diplomacia perëndimore i dha tjetër kah zhvillimeve

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja tha në studion e lajmeve të MCN TV se ndërhyrja e diplomacisë Perëndimore i ka dhënë një tjetër kah zhvillimeve Kosovë-Serbi, ku janë paralajmëruar kompromise.

Ramabaja theksoi se Vuçiçit i ka rënë maska e “paqësorit”, duke u shprehur se presidenti serbe parashikonte përsëritjen e skenave të Donetksut në Veri të Kosovës, por tashmë e ka kuptuar se diçka e tillë s’do të jetë e mundur.

Takimi riktheu në vëmendjen e diplomacisë perëndimore, elementin e pazgjidhur, Veriun e Kosovës, atë zonë të ngrirë të diplomacisë, që e kishte krijuar diplomacia evropiane si shkretëtirë të saj, produkt të saj, dhe që do të duhej të kalonte në stadin e paqes. Tash duhet të angazhohet diplomacia amerikane që të tejkalohet dhe promovohet paqja edhe atje. Duhet presion i fuqishëm i amerikanëve që çështjet të fillojnë të zgjidhen. Ky proces prej vitit 2016, sidomos 2017, 2019, kishte degraduar dhe bëhej fjalë për ndarjen e Veriut të Kosovës me një lloj miratimi të klasës së çoroditur politike të Kosovës.

Më 18 gusht kishim takimin e krerëve të dy shteteve në Bruksel. Më 18 gusht filloi rënia e maskës së paqësorit që e barte gjithandej Vuçiç, me Ballkanin e Hapur. U verifikua se ‘de facto’ ai s’ka dalë nga këmisha e gjarprit që barte vazhdimisht dhe bagazhi prej çetniku, si ish-zëdhënësi i Millosheviçit. Më 1 shtator nuk ndodh ajo që do të kishte në skenar Beogradi, të përsëriste skenat e Donetskut në Ukrainë, por ndërhyrja e diplomacisë perëndimore i ka dhënë një kah tjetër zhvillimeve, dhe paralajmërohen kompromise. Vuçiç tashme e ka kuptuar që në tavolinë s’ka Hotin dhe Thaçin, por një politikan të përgjegjshëm dhe një erudit që di të shtrojë ato që duhen shtruar në interes të kombit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy