Dhuna ndaj të moshuarës në Kosovë, Zeneli: Nuk është hera e parë që është dhunuar, kërcënimet s'më frikësojnë

Dhuna ndaj të moshuarës në Kosovë, Zeneli: Nuk është hera e parë që është dhunuar, kërcënimet s'më frikësojnë

Aktorja dhe aktivistja Kaltrinë Zeneli në një lidhje skype me studion e lajmeve ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë në një azil në Pejë ku një e moshuar u dhunua nga punonjëset e institucionit.

Ajo deklaroi se duke ju referuar videos, beson se nuk është hera e parë që ajo e moshuar është dhunuar.

Sipas saj rastin e ka denoncuar pas mbërritjes së videos në llogarinë e saj në Instagram nga një person i paidentifikuar.

Nuk kam pasur më herët ndonjë informacion sepse po ta kisha do kisha reaguar ashtu si dhe për rastin dje. Nuk jam në dijeni për këtë institucion se çfarë ka ndodhur aty brenda, por di që tashmë kjo e moshuar është larguar prej aty po ashtu dhe disa të moshuar të tjerë por se çfarë ka ndodhur më herët se di. Por mendoj se duke parë atë video, nuk është hera e parë që ajo zonjë dhunohet. Ajo video më ka lënë të kuptoj se aty është shumë normale nëse dikush dhunohet. Besoj se dhe të moshuarit e tjerë mund të kenë pasur të njëjtin fat.

Video më ka ardhur në Instagram nga një person i paidentifikuar ku fillimisht më ka kërkuar ndihmë se ku mund të dënonte një rast për dhunë dhe e kam drejtuar te policia. Pas disa orësh e kam pyetur nëse e ka denoncuar rastin më ka thënë se nuk ka reaguar pala dhe e kam pyetur se si e ka marrë vesh dhe tha që kam një video. Më ka drg video dhe skam më kontakte me atë person. Por kur pash videon e kam nxjerr menjëherë në rrejte sociale dhe kam reaguar vetë pa pritur që të reagojnë të tjerët.

E pyetur se si qëndron e vërteta e kërcënimeve që ajo ka marrë, zeneli shprehet se, “Realisht është një vajzë me emrin Kaltrina Zeneli më ka shoqe në FB, mbrëmë e shqetësuar më ka kontaktuar se i kanë shkruar mesazhe dhe ka marrë kërcënime duke menduar se ajo jam unë. Ndërsa në Instagram kam pasur kërcënime në gjuhë të ndryshme pa e kuptuar qëllimin e videos. Më shumë është kërcënuar Kaltrina tjetër, më ka drg dhe video duke i thënë se po të pamë në rrugë do të mbysim. Për vete nuk po ndjehem aspak e kërcënuar dhe frikësuar. Jam në gjendje të ballafaqohem me këdo që më del përpara. Frikësohem për personat që kanë të njëtin emër dhe mbiemër me mua”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy