Betohen deputetë të tjerë të rinj, Lefter Maliqi: Jemi më të mirë se ata në shesh

Betohen deputetë të tjerë të rinj, Lefter Maliqi: Jemi më të mirë se ata në shesh

Shtatë deputetë të rinj të opozitës kanë zënë vendin e paraardhësve të tyre, që dogjën mandatet. Seanca e sotme parlamentare nisi me betimin e shtatë deputetëve të rinj të opozitës.

Elda Hoti nga radhët e LSI-së mori mandatin e Viktor Tushajt, Erdiola Braha mori vendin e lënë bosh nga Vangjel Tavo i LSI-së pas djegies së mandatit. Po ashtu, nga radhët e LSI-së është betuar Edlira Hyseni, e cila ka zëvendësuar Nora Malajn.

Ndërsa  nga Partia Demokratike janë Lefter Maliqi në vend të Astrit Veliajt, Majlinda Halilaj, e cila merr vendin e lënë nga Gent Strazimiri si edhe Ligoraq Karamelo, i cili plotëson vakancën e krijuar nga djegie e mandatit nga ish-deputeti Klevis Balliu.

Me “hyrjet e reja”, opozita përfaqësohet në Parlament nga 11 deputetë.

Në fjalimin e tij të parë si deputet i Kuvendit, Lefter Maliqi i shprehu hapur kritikat ndaj kreut të partisë së tij, Lulzim Basha.

 “Fati im që zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar, reshti i lënë bosh prej tyre do jetë plot. Të mos kujtojnë se do jenë më të mirë se ne. Demokratët të mos gënjehen më. Unë kam sakrifikuar bashkë me ta në protesta, 3 muaj shkova në çadër, ai na gënjeu dhe na mashtroi. Lidershipi me mandat të dhuruar mua sot ma ka dhuruar mua mandatin. I falënderoj banorët e djathtë dhe të majtë që më kanë mbështetur në sfidat politike”, tha ai.

Maliqi u ka bërë thirrje demokratëve të mos gënjehen më, por të ndryshojnë lidership.

“Gjithë kriza qëndron të lidershipi që siç gënjeu për listën e vendosi me familjen e vet, dhe pësoi disfatën më të madhe që ka marrë nga PS, po ashtu edhe në zgjedhjet vendore. Mandati im ka të bëjë me kthimin e dinjitetin dhe atë që më kishte borxh PD. Më kishte borxh edhe në zgjedhjet lokale kur humbi 5-0 zgjedhjet lokale në Berat. PD po bën të njëjtat gabime”, vijoi deputeti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy