Kryesia e LSI vendos, Meta: Nuk hyjmë në zgjedhje pa opozitën. Gati të lëmë gjithë mandatet në funksion të një zgjidhje

Kryesia e LSI vendos, Meta: Nuk hyjmë në zgjedhje pa opozitën. Gati të lëmë gjithë mandatet në funksion të një zgjidhje

Kreu i LSI-­së, Ilir Meta tha sot pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie se LSI nuk do të hyjë në zgjedhje, nëse opozita vendos t’i bojkotojë ato.

Ai tha se kjo parti është e hapur për koalicion me PS-­në, por nga ana tjetër nuk do të bëhet pjesë e zgjedhjeve farsë.

Meta akuzoi Ramën dhe Bashën se e kanë futur vendin në një situatë mjaft të rrezikshme me konfliktet politike që kanë shkaktuar.

Meta u tregua i ashpër me qeverinë, duke thënë se përgjegjësia për dialog i takon asaj.

“Kryesia e LSI pasi analizoi me përgjegjësi të lartë situatën politike, vlerëson për krizën politike dhe zgjedhjet, se situata është e tensionuar, reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi janë bllokuar. Retorika politike agresive dhe konfliktuale ndaj duhet një dialog urgjent dhe çdo vonesë e çon vendin në shtigje të panjohura. Vlerësojmë se Kryeministri Rama dhe kreu i PD­-së, Basha me qëndrimet e tyre kanë shkaktuar konflikt”, tha Meta. 

Por, Meta tha se konfirmimi i koalicionit varet nga sjellja e kryeministri, Edi Rama, në mënyrë që ky i fundit të japë garanci për opozitën që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

" LSI është e hapur të afirmojë për zgjedhjet e ardhshme koalicionin me PS, bazuar në arritjet e deritanishme të koalicionit aktual dhe të reflektimit serioz të mënyrës së funksionimit dhe analizës së objektivave të parealizuara ende.   

Nëse lideri i PS nuk garanton zgjedhje të lira dhe dhënien e të gjitha garancive të mundshme për opozitën që të jetë pjesë e procesit zgjedhor, LSI nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë dhe as një farse elektorale.   

LSI mes të majtës dhe të djathtës, zgjedh të majtën. Mes zgjedhjeve demokratike dhe farsës, zgjedh zgjedhjet demokratike. Mes demokracisë dhe diktaturës, zgjedh demokracinë", tha Meta. 

I pyetur nga gazetarët, nëse në këtë qeveri mirëbesimi, parashikohet që Rama të vijojë të jetë kryeministër, Meta u përgjigj: "Rama duhet të punojë t’i japë besim opozitës për zgjedhje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy