Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar vendimin e saj për të dëbuar 40 punonjës të ambasadës ruse në Berlin.
Qeveria federale ka vendosur të shpallë një numër të konsiderueshëm punonjësish të ambasadës ruse persona “non grata” pasi ata kanë punuar kundër lirisë sonë dhe kundër konsolidimit të shoqërisë ditë pas dite. Ne do të forcojmë më tej sanksionet anti-ruse, do të zgjerojmë mbështetjen tonë për forcat e armatosura të Ukrainës dhe do të përforcojmë krahun lindor të NATO-s.
Gazeta Bild raportoi më herët se Gjermania po planifikonte të dëbonte diplomatët rusë, të cilët dyshohet se punonin për shërbimet e inteligjencës ruse.



