Zydi Teqja: Lumi i Lanës të kthehet në park të gjelbër. Në Vlorë të aplikohet koncepti i “qytetit sfungjer”

Zydi Teqja: Lumi i Lanës të kthehet në park të gjelbër. Në Vlorë të aplikohet koncepti i “qytetit sfungjer”

Zydi Teqja, studiues i Arkitekturës së Peizazhit, duke folur në emisionin “Arnautistan” për Tiranën tha se kryeqyteti ka bërë përmirësime të rëndësishme në gjelbërimin e rrugëve, por i mungojnë parqet e gjelbra, të cilat duhet të jenë aksesueshme nga të gjithë banorët. Teqja propozoi që Lumi i Lanës të bëhet një park i aksesueshëm për banorët. 

 

Tiranën nuk mund ta quaja që hyn te qytetet e gjelbra, por unë s’jam aq kritik sa kritikët që dëgjoj shpesh. Psh. Tirana ka bërë përmirësime të rëndësishme për gjelbërimin e rrugëve. Por Tiranës i mungojnë parqet e gjelbra. Kemi vetëm një park të vërtet që është Parku i Liqenit Artificial. Është i gabuar koncepti që e mat gjelbërimin me metër/katror për frymë. Gjelbërimi është një infrastrukturë që ofron shërbime për banorët. Shumica s’kanë akses te Parku i Liqenit. 

 

Një kriter që rekomandohet dekadën e fundit është që për të pasur infrastrukturë të gjelbër të mirë, duhet që çdo banor i qytetit të shikojë nga dritarja e tij tre pemë, 30 për qind e sipërfaqes së qytetit të jetë e mbuluar me kurora të gjelbra dhe çdo banor të ketë një park 300 metra larg. Lumi i Lanës mund të bëhej një arterie shumë e rëndësishme e gjelbërimit të qytetit.

E ftoj Bashkinë e Tiranës të na kontaktojë ne dhe të shpallim një konkurs, se si Lana mund të bëhet një park i aksesueshëm për banorët. Do kishim që nga rrëza e Dajtit deri në dalje të Kasharit, banorët 300 metra në një krah dhe 300 metra në krahun tjetër, do ta plotësonin aksesin për të patur akses në një park”.

Studiuesi hodhi idenë e një “qyteti sfungjer” për Vlorën, ku zgjidhja për përmbytjet të bazohet në natyrë dhe jo në asfalt e beton.

 

Kjo që thashë unë nënkupton zgjidhje të bazuara në natyrë, si kopshtet e shiut, basenet e vogla ujore dhe sa më shumë të jetë e mundur, vendosja e sipërfaqeve të përshkueshme nga shiu, jo beton dhe asfalt, por sipërfaqe që përshkohen nga shiu dhe uji kalon nëntokë”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy