
Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi 12-15m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.



