
Themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos, do të tërhiqet nga posti gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, njoftoi kompania të martën. Bezos do të zëvendësohet nga CEO i Shërbimeve të Ueb Amazon, Andy Jassy.
“Nëse e bëni siç duhet, disa vjet pas një shpikjeje të habitshme, risia është bërë gjë normale. Njerëzit mërziten”, tha Bezos në një deklaratë. “Kjo zhurmë është komplimenti më i madh që një shpikës mund të marrë. Kur shikoni rezultatet tona financiare, ato që në të vërtetë po shihni janë rezultatet totale afatgjata të shpikjes. Tani për tani unë e shoh Amazon-in në kohën më krijuese, gjë që e bën këtë momentin më të mirë këtë tranzicion”, ka thënë Bezos.
Sipas përllogaritjeve të Forbes, Bezos vlen 196.4 miliardë dollarë.



