Lushnjë/ Zjarri në qendrën tregtare është përhapur dhe në banesat e pallatit, vijon evakuimi i banorëve

Lushnjë/ Zjarri në qendrën tregtare është përhapur dhe në banesat e pallatit, vijon evakuimi i banorëve

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mesditën e sotme, qendrën tregtare Metropol në qytetin e Lushnjes, duke lënë të bllokuar dhjetëra banorë.

Fillimisht zjarri ra në katin e 3 të pallatit 12 katësh, 7 prej të cilëve janë kate banimi. Sipas policisë zjarri ka rënë rreth orës 14.40 dhe flakët janë përhapur me shpejtësi në katet e tjera të pallatit.

Në momentin e zjarrit shumë qytetarë kanë qenë në apartamentet e tyre ndërsa 3 katet e qendrës tregtare ishin të mbushur me njerëz.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, 5 mjete zjarrfikëse dhe disa autoambulanca, të cilët bënë të mundur evakuimin e kateve të para të godinës, por ende mbeten të bllokuar qytetarë në katet e larta të pallatit.

Dhjetëra persona janë asfiksuar nga tymi, ndërkohë që ka vijuar prej disa orësh operacioni i shpëtimit të tyre.

Edhe pse ka disa orë që ka rënë zjarri në qendrën tregtare 'Metropol' në Lushnjë, flakët nuk janë shuar ende por madje janë intensifikuar.

2 automjete dhe 6 zjarrfikes janë nisur nga Tirana për t'u ardhur në ndihmë, pasi në këtë pallat 12 katesh përveçse mungojnë shkallët e emergjencës raportohet se edhe zjarrfikësit e këtij qyteti nuk janë të gjitha pajisjet me të gjitha mjetet e nevojshme për shuarjen e flakëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy