Banorët e Bërxullës kanë dalë edhe këtë të diel në protestë për të shprehur mosdakordësinë tyre për projektin Thumanë-Kashar.
Ata kanë bllokuar rrugët dhe janë shprehur për mediat se nuk dorëzohen deri në përmbushjen e pikave që kërkojnë.
Qeveria dhe firma nuk po ofrohet të na japin një zgjidhje. Ne nuk e dimë çfarë kohe do shembet. Ne na sollën fadromat që në fillim. Ne u bëmë njësh të gjithë që këto fadroma të mos fillojnë pa na dhënë një të drejtë vlerësimi për pronat. Neve nuk na e ka fajin asnjë qytetarë që kalojnë këtu.
Ne pa bërë marrëveshje, që të biem dakord me pikat tona nuk dorëzohemi. Ky shtet është vetëm për të vjedhur. Si nuk pyet njeri për popullin? Vetëm mbushin xhepat e veta. Po populli ku do ushqehet? Asnjeri nuk ka pyetur. Ka ardhur vetëm drejtori i policisë atë ditë që hipa në shtyllë. Me mashtrime pa mashtrime nuk e ka në dorë policia, por Ministria e Bujqësisë. Çdo gjë behët përmes Ramës.



