
Gjatë kësaj jave, të gjitha shenjat e horoskopit do të hasin disa pengesa, por do të arrijnë t’i tejkalojnë. Në përgjithësi parashikohet një javë pozitive.
Ky është parashikimi i astrologes Elena Demollari për shikuesit e “Zgjohu me MCN”.
Dashi
Do të dëgjojnë për një shtatzëni ose për një rikthim të mundshëm. Çdo situatë e papritur do të zgjidhet me ndihmën e universit.
Parashikohet një përmirësim i mirë financiar, ekonomik, ribashkime, ritakime dhe një kontratë e rëndësishme.Demi
Do të ndihen pak të lënduar dhe me paqartësi lidhur me fatin e tyre. Të mos besojnë ëndrrave të kota.
Psikologjikisht do të jenë të rënduar, me disa shqetësime shëndetësore dhe pak xhelozi.
Çështjet e punës dhe kontratat duhet t’i konsultojnë me një avokat.
Do të ndjejnë bllokime mendore, por do të kenë nisma të reja.Binjakët
Të kenë kujdes nga një largim pune ose prishje planesh. Mund të hasin pengesa, humbje parash dhe shpenzime të papritura.
Mund të ketë tensione familjare dhe mbingarkesë.
Të mos ndikohen nga opinionet e të tjerëve dhe të kenë kujdes nga tradhtitë pas shpine.Gaforrja
Të shmangin persona materialistë ose ata që shpërndajnë energji negative.
Mund të ketë sherre dhe debate, të tregojnë kujdes për të mos u përfshirë.
Kujdes nga miqësitë falso.
Në anën financiare parashikohet ngritje.Luani
Kujdes nga personat mistikë ose me energji të paqarta.
Në aspektin shpirtëror do të gjejnë qetësi. Financiarisht do të jenë të stabilizuar.
Shikojnë drejt një horizonti të ri: një udhëtim i largët ose ndryshim shtëpie mund të realizohet.Virgjëresha
Të kenë kujdes nga prishja e planeve ose një falimentim në biznes.
Mund të ndihen të lënduar shpirtërisht; kujdes me shëndetin.
Familjarisht gjërat qëndrojnë mirë.
Situatat e vështira do t’i tejkalojnë me forcë.
Në fund të javës parashikohet një ritakim dhe ngritje ekonomike.Peshorja
Dikush mund t’ju ketë “lexuar” mendimet dhe mund të jetë një epror negativ që përpiqet t’ju pengojë.
Do të kenë komunikim të vazhdueshëm me universin.
Mund të kenë kontakte me persona me influencë, zyrtarë ose institucionalë.
Gjërat stabilizohen dhe në përgjithësi kjo javë ju ecën mbarë.Akrepi
Të kenë kujdes nga persona që nuk merren me punën e tyre.
Do të kenë të bëjnë me njerëz të lëkundur në mendime.
Një person i tretë mund të ndërhyjë, kujdes nga dyfytyrëshat.
Megjithatë, gjërat zgjidhen përmes partneritetit.Shigjetari
Parashikohet një diplomim ose marrje dokumenti të rëndësishëm.
Lajme të mira dhe besim i madh në univers.
Ngritje e mirë financiare dhe ndryshime pozitive në punë, dashuri dhe biznes.Bricjapi
Merkuri mund të sjellë ngarkesë psikologjike, por do ta merrni veten.
Kujdes nga një person që mund t’ju fusë në pengesa.
Gjërat stabilizohen gradualisht.
Kujdes me financat, pak zemërthyer në dashuri dhe disa shqetësime shëndetësore, por në biznes parashikohen përfitime.Ujori
Keni qarë ose lënduar për një person.
Dy përgjigje të rëndësishme do t’ju paraqiten.
Kujdes nga ëndrrat dhe iluzionet e kota.
Udhëtime të gjata, çështje pronash me problem, por do të liroheni nga bllokimet mendore.
Për kontratat e punës të konsultoheni mirë me një avokat.Peshqit
Java fillon me debate, sidomos për çështje pronësie.
Lëkundje për kontrata pune dhe energji negative nga disa persona.
Pavarësisht gjithçkaje, do të dilni të fituar.



