Albin Kurti aplikon zyrtarisht për anëtarësimin e Kosovës në BE

Albin Kurti aplikon zyrtarisht për anëtarësimin e Kosovës në BE

Kryeministri Albin Kurti, ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Ministri i Çekisë për Çështje Evropiane, Mateus Bek, u shpreh se është nder për të që të pranojë aplikimin e Kosovës.

“Është nder për mua si kryetar i Këshillit të BE-së të pranojë aplikacionin e Kosovës. Na vjen mirë që kemi arritur të avancojmë tutje çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Na vjen mirë që është arritur konsensus Këshilli me Parlamentin Evropian për këtë çështje. Është satisfaksion i jashtëzakonshëm. Mirëpres kohën kur do të kem më shumë liri për të folur për politikën evropiane. Qeveria e Çekisë mbështet Kosovën në këtë aspekt”, ka thënë Bek.

 

(09:00) Albin Kurti sot dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri Albin Kurti do t’i dorëzojë sot zyrtarisht Presidencës çeke aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Kurti do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane,Mikulas Bek.

Kujtpjmë që dje Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ngjarja mund të konsiderohet historike, pasi përbën hapin e parë në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy