Belgjika mbyll reaktorin bërthamor, pavarësisht krizës energjetike

Belgjika mbyll reaktorin bërthamor, pavarësisht krizës energjetike

Belgjika ka mbyllur një reaktor bërthamor, pa marrë parasysh se mund të ketë reduktime të energjisë gjatë këtij dimri.

Belgjika varet për gjysmën e kërkesës së saj për energji nga shtatë reaktorë të vjetruar bërthamorë që operohen nga Engie, kompani franceze.

Mbyllja e një prej katër reaktorëve në centralin Doel është hapi i parë që shteti të heqë dorë krejtësisht nga reaktorët bërthamorë deri në vitit 2025.

“Me rrezikun e reduktimeve në Francë gjatë dimrit, me Gjermaninë që po largohet nga energjia bërthamore pavarësisht se po i mbarojnë furnizimet me gaz, ne e dimë se do të përballemi me sfida të mëdha”, tha ish-ministrja belge e Energjisë, Marie-Christine Marghem.

Megjithatë, operatorja shtetërore e energjisë në Belgjikë, Elia, tha se nuk pret që të ketë shkurtim të furnizimeve.

“Ne kemi kapacitete të mjaftueshme gjeneruese të energjisë për të mbuluar kërkesat”, tha një zëdhënës i kësaj të fundit.

Kriza energjetike në Evropë është përkeqësuar me fillimin e luftës Rusi-Ukrainë, duke shtrenjtuar faturat e energjisë tek evropianët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy