Pacaj: 33% e plazhit në Lezhë është publik. Në Shëngjin paga minimale shkon 500 euro (VIDEO)

Pacaj: 33% e plazhit në Lezhë është publik. Në Shëngjin paga minimale shkon 500 euro (VIDEO)

Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj thotë se përtej datës zyrtare të çeljes së sezonit, vitet e fundit janë turistët ata që e çelin sezonin turistik, ndonëse shprehet se kanë punuar intensivisht dhe tashmë janë gati për sezonin veror.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Live, ai deklaroi se UNUM Festival bën dhe çeljen, me turistë të huaj nga 1 deri në 6 qershor, por se Lezha i ka dyert e hapura, pavarësisht se aktivitetin e hapjes së sezonit zyrtarisht e ka në 3 qershor.

Pacaj shtoi se jo vetëm akomodimi, por gjithçka është gati, duke nisur nga shërbimi, pastërtia, siguria, është rritur dhe nga ajo që ofrojnë subjektet.

Sipas tij, Shëngjini rrit kapacitetet me 3-4% çdo vit dhe është rritur dhe kualiteti jo vetëm në akomodim dhe shërbim, me bujtinat, lokalet, beach baret dhe çdo gjë është gati.

Është i katërti vit radhazi që parcela e plazhit që administrohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe bashkia, dhe VKM e ka ndarë shumë mirë ndarjen e parcelave të plazhit.

Që në nëntor është hapur aplikimi në eAlbania, tani çdo gjë është përfunduar dhe çdo gjë është dhënë sipas ligjit.

Fatmirësisht nuk kemi pasur probleme dhe me cilësinë që është dhënë në gjithë bregdetin e Lezhës, nuk do të kemi probleme dhe këtë vit.

Deri në vitin 2022 kuota për hapësirat publike ishte 20% dhe Bashkia Lezhë kishte 28%. Këtë vit është rritur kuota për të cilat bashkitë kanë detyrimin dhe sot në Bashkinë e Lezhës kemi 33% të plazhit publik.

Në çdo plazh si në Qendër dhe në Kune, Tale, Ranës së Hedhun, Kune Vain, hapësirat publike janë, është bërë dhe sistemimi i rërës dhe janë vendosur tabelat.

Për mungesën e fuqisë punëtore, Pacaj tha se është problematikë e hasur edhe vitet e kaluara dhe këtë vit, por në plazhin e Shëngjinit kjo histori është rregulluar dhe do vazhdojë të rregullohet për sa kohë që dhe paga që u ofrohet këtyre punonjësve është e kënaqshme.

Është rritur paga, është rritur dhe interesi. Subjektet që kanë investuar dhe financuar në mirëmbajtje dhe marketim, lëvizin me paga shumë të mira.

Normalisht ato janë të parat që rekrutojnë punonjësit, pastaj janë bizneset e reja. Vitin e kaluar kjo gjë u rregullua shumë mirë me rritjen e nivelit të pagës. Paga minimale në Shëngjin shkon 500 euro.

Pagat në Shëngjin janë të mira, por me kapacitetet në rritje ka vështirësi dhe konkurrencë për të kapur punonjësit më të mirë.

Çmimet shkojnë paralelisht me Shërbimin, por në Lezhë ke dhe zona me shërbim jashtëzakonisht të mirë, kanë investuar shumë në hotele dhe aty hotelet janë të shtrenjtë, por aty ka dhe hotele që s’kanë bërë investim dhe janë të lira.

Varet çfarë zgjedh, Lezha ofron dhe të lirën dhe të shtrenjtën. Nuk është se kemi një zonë ekskluzive se është shumë shtrenjtë. E shtrenjtë është ajo që kushton shtrenjtë, e lirë ajo që kushton lirë.

Sa i takon trafikut të rënduar në aksin Lezhë-Shëngjin, nëse janë marrë masa që të mos pengohet turizmi, Pacaj u shpreh se kjo është problematikë jo vetëm në Lezhë dhe se ai aks do ketë ngarkesë si në të gjithë akset e tjera turistike, pasi hyjnë 2-3 mijë makina këtë ditë.

Masa kemi marrë si çdo vit, edhe këtë vit me Policinë e Shtetit. Rri gjithë ditën në patrullim Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, kemi marrë kontakt dhe me transportin urban.

Normalisht zgjidhjen përfundimtare do e japë aksi i ri Shëngjin-Velipojë. Orë të tëra që kemi kaluar në trafik vitet e kaluara, sot janë sa 1/3.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy