Rusia prangos gazetarin ukrainas, dyshohet për spiunazh

Rusia prangos gazetarin ukrainas, dyshohet për spiunazh

Autoritetet ruse arrestuan sot një gazetar ukrainas me akuzën se ai  ka kërkuar të marrë informacione konfidenciale ushtarake në Moskë, raportoi media shtetërore ruse.

Gazetari ukrainas, Roman Sushçenko është një punonjës i agjencisë zyrtare ukrainase të lajmeve “Ukrinform” dhe do të mbahet në burg në Rusi për të paktën dy muaj, në pritje të gjykimit.

Me këtë akuzë ai përballet deri në 20 vjet burg.

Agjencia ukrainase “Ukrinform” tha sot se “Sushçenko, i cili ka punuar për agjencinë për më shumë se një dekadë, ishte në Rusi për pushime dhe u arrestua në të njëjtën ditë që mbërriti atje”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov konfirmoi për gazetarët se “Sushçenko nuk po punonte si gazetar në Rusi” dhe se ”Rusia nuk po godet gazetarët ukrainas në vend”.

Ministria e Jashtme e Ukrainës kërkoi lirimin e Sushçenkos dhe i quajti akuzat kundër tij të pabaza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy