Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, merr sot zyrtarisht detyrën. Sadri Ramabaja, drejtor i Institutit për Gjeopolitikë në Kosovë, thotë se nuk pret ndonjë ndryshim esencial në raportet e SHBA-ve me Ballkanin.

U paralajmërua se ndalimi i luftës atje nuk do të ndodhë aq shpejt sa u tha në fushatë. Por do të ecet në këtë drejtim. Përballja më e madhe do të jetë me Kinën. Ballkani mbetet çështje e rendit të tretë apo të katërt. Fakti që janë tre personalitete të fuqishme në sektorë kyç dhe që e njohin mirë rajonin, nuk pres të ketë ndonjë ndryshim esencial.

Si administrata e Obamës edhe e Bidenit shumë kanë anuar nga Serbia. Është momenti që të dalim nga ky pozicion që la puna e ambasadorit amerikan në Serbi, Christophet Hill. Të shohim si do të lëvizin gjërat. Nuk pres shumë.

Ramabaja shtoi se rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë do të përshpejtojë rendin e ri botëror.

Thyerjet transatlantike konsiderohen si pasojë e miqësisë mes Trump dhe Putin. Në këtë ceremoni sot merr pjesë vetëm Meloni. Shqetësimi në Europë është real. Ardhja e Trump do ta përshpejtojë rendin e ri botëror. I shkon përshtat idesë së multipolaritetit një përplasje transatlantike.

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë të impakti në raportet e Shqipërisë dhe Kosovës me SHBA-të, Ramabaja tha se marrëveshjet për projektet në Beograd dhe Sazan paralajmërojnë fushë-veprimin e Trump në Ballkan.

Mund të ndodhë që të vazhdohet me dialogun strategjik si formë e re e ndërtimit të marrëdhënieve Uashington-Beograd-Prishtinë. Mund të thuhet se në këtë aspekt, BE ka dështuar. Fryma sovraniste nuk lejon që të ketë ndryshime esenciale. Në Beograd ato i bën të pamundura Kushtetuta dhe ndikimi rus. Mendoj se do të mbështesin që të dy palët. Ajo që ka nisur Trump më herët për investime në Beograd dhe Sazan është paralajmërim i fushë-veprimit të Trumpit në Ballkan.