Hoxha: Pedagogët duhet të bëjnë politikë kushtëzuese. Rektorët, patronazhistë me tituj akademikë (VIDEO)

Hoxha: Pedagogët duhet të bëjnë politikë kushtëzuese. Rektorët, patronazhistë me tituj akademikë (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, thotë se pedagogët janë kategori që paguhen me një pagë vulnerabël.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se duhen bërë të gjithë bashkë dhe të ngrihet zëri, pasi problemi është qeveria, pasi paguan me paga më pak se një patronazhist dhe më pak se një shef sektori në bashkinë e “Lali Erit”.

Sipas tij, sindikata e pedagogëve ka kauza të drejta ndaj dhe opozita nuk duhet të rrijë larg dhe se thelbi i gabimit në këtë vend është të paturit alergji nga opozita.

Nuk mund të kesh alergji nga opozita dhe të thuash ti rri i strukur tek anëtarët e tu. Nuk mund të thuash ne jemi asnjanës. Kërkesat janë tërësisht politike, nuk janë partiake, por janë politike.

Politikën e zgjedhin shoqatat, sindikatat. A ka shqiptarë qe thotë edhe pedagog socialist patronazhist qoftë, që nuk e do pagën më të lartë? Këtu biem të gjithë dakord. Se është pagë diskriminuese.

Kanë dalë në pah edhe probleme të tjetra. Nga protesta e studentëve, asnjë nga premtimet e Kryeministrit nuk u mbajt. Të gjithë studentët janë braktisur totalisht nga qeveria, shikoni numrat.

Nga pagat e pedagogëve, preken ata, familjet e tyre. Sindikata po bën hapa të matur, dërgoi shkresa, ka filluar bojkotin. Unë këshilloj sindikatën që të bëjë politikë kushtëzuese, të mbyllë derën e universitetit.

Ky vend ka dhe pedagogë të këqij që abuzojnë me notën, por ky nuk është thelbi i problemit. Ne rankohemi në vend të fundit. Kosova që është shtet prej dy dekadash, paguan më shumë se ne.

Ka marrë ndonjë masë qeveria për krizën financiare? Ka ndonjë shkurtim buxheti ky për këto udhëtimet me charter, si duhet të sillen këta njerëz.

Politikët duhet të përdorin politikë kushtëzuese ndaj qeverisë dhe ti shkojnë deri në fund nismës së tyre. Shqipëria ka mundësi për paga më të larta.

U çoi Beqajn, ndërkohë që vetë sillet si sekretar i parë i Partisë së Punës. Thotë do të bllokoj diplomat dhe do të çoj unë ku të dua.

Kur shikon që u shet të ardhmen e tyre me kryekoncesionarin e check up dhe kërcënon mjekët, këtu njerëzit do ikin, këtu jetohet pa dinjitet se e kemi lejuar ne këtë Kryeministër arrogant.

Ka ardhur koha që pensionistët dhe të gjithë të ngrihen dhe ta bëjnë gjuhën e kushtëzimit. Më mirë paratë në xhepat e pedagogëve se sa në koncensionet e check up.

Zgjidhja më e mirë do ishte të vinin drurin pedagogëve dhe ti thoshin hajde ‘o Edi Rama se ke qenë pedagog, hajde jep mësim’. Po në këtë mënyrë nuk bëhet mësim. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, për të patë cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri.

Hoxha tha se është toleruar gjatë kjo histori, ka ardhur momenti që të marrë fund.  

Teksa ditën e nesërme në orën 11.00 do të zhvillohet protesta kombëtare e pedagogëve para godinës së Universitetit Politeknik, ai shtoi se po fillon të bëhet e madhe dhe se nuk ndodhin të gjitha në një ditë, pasi nuk është një grup që po i imponohet palës tjetër.

Ka disa rektorë që janë patronazhistë që janë të emëruar të qeverisë. Se ne e dimë që u futën grupe kriminale në garën për rektorë. Ata janë patronazhistë me tituj akademikë! Provën do e tregojë protesta.

Shqiptarë nuk ka që nuk e duan Shqipërinë me arsim më cilësor, por ka njerëz që e duan më shumë partinë. Rasti i Fakultetit të Mjekësisë, a nuk e vuajnë njëlloj pedagogët çështjen e dinjitetit dhe pagës së tyre?

Ju bëri përshtypje vendimi për të mos iu bashkuar protestës. Ka dhe rektorë patronazhistë, do vetëdiskretitohen në publik se shumica e kolegëve të tyre do dalin. Atëherë këta do të dalin blof.

Në krizën financiare ku na futi qeveria, burimi i së cilës është abuzimi skandaloz me energjinë elektrike.

E kam denoncuar prej një viti tentativën qorre të Ramës për të na rritur çmimin me çdo kusht, me ato dy varkat lundruese.

Bën shqiptarët budallenj dhe thotë se megjithëse ka prodhuar 130% sasinë e energjisë që ka konsumuar dhe kemi blerë 1 terravat jashtë, janë 0.8 terravat që s’dihen ku kanë shkuar. Këtu flitet për 300 milionë euro të vjedhura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy