Hetimet për TIMS ende të hapura/ FactCheck zbardh dokumentin, AISM kontroll sistemit (VIDEO)

Hetimet për TIMS ende të hapura/ FactCheck zbardh dokumentin, AISM kontroll sistemit (VIDEO)

Teksa Prokuroria e Tiranës ka tashmë një hetim të hapur për të cilin edhe ndërkombëtarët kanë shfaqur shqetësim dhe kërkojnë një përgjigje se çfarë ka ndodhur, emisioni FactCheck zbardh për herë të parë një projektligj nëpërmjet të cilit zgjerohet aksesi në TIMS për institucionet publike.

Aktualisht në TIMS (sistemin e të dhënave hyrje dalje dhe lëvizjes në kufi të shtetasve dhe mjeteve) Institucionet publike që kanë akses legjitim me kode të identifikueshme janë Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria.

Projektligji i Propozuar nga Ministria e Mbrojtjes e cila aktualisht drejtohet nga Ministri z.Niko Peleshi përcakton dhe një tjetër institucion që do duhet të ketë akses direkt në këtë databazë të dhënash.

Bëhet fjalë për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes e cila funksionon prej një dekade nisur nga viti 2014, por këtë akses nuk e ka patur.

z.Peleshi në Projektligjin e firmosur prej tij kërkon “disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 65/2014 “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, përkatësisht shtimin e dy pikave 5 dhe 6 me këto përmbajtje:

5. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, në përmbushje të misionit të saj, përdor dhe shfrytëzon sistemin e DPSHTRR. Mënyra e përdorimit dhe procedurat specifike përcaktohen me udhëzim të përbashkët ndërmjet ministrit përgjegjës për mbrojtjen dhe ministrit përgjegjës për transportin, me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.”

6. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, në përmbushje të misionit të saj, përdor dhe shfrytëzon  bazat e  të dhënave të sistemit TIMS. Mënyrat e përdorimit dhe procedurat specifike përcaktohen me udhëzim të përbashkët midis drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy