iPhone 12 do të ketë skaje të sheshtë si iPad Pro

iPhone 12 do të ketë skaje të sheshtë si iPad Pro

iPhone 12 është komentuar shumë në muajt e fundit, pasi thuhet se do jetë një ndër smartfonët më të mirë Apple në vitet e fundit. Një informacion i fundit tregon se skajet e telefonit duket se nuk do të jenë të lakuara si paraardhësit e tyre, por do të ketë skaje të sheshtë si iPad Pro.

Veçoritë rreth kamerave janë të ndryshme edhe te iPhone 12, sepse siç raportojnë mediat e huaja, iPhone 12 dhe iPhone 12 Max do të kenë dy kamera dhe iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max do të kenë katër kamera.

Përveç ndryshimeve që shihen këtu, iPhone 12 pritet të jenë të parët që do të përdorin rrjetin 5G.

Pritet që iPhone 12 të jetë gati këtë vjeshtë. Por për shkak të pandemisë në vazhdim, është e paqartë nëse lëshimi i iPhone 12 do të vonohet paksa, apo edhe se çfarë forme mund të prezantohet ngjarja.

Apple iPhone 12 është bërë subjekt rrjedhjesh së vazhdueshme të informacioneve sekrete. Apple po shkon drejt një produkti emocionues dhe mbase ndër më të rëndësishmit ndër vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy