
Gazetari Klodian Tomorri në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me ligjit për hapjen e basteve sportive online, i cili pritet të miratohet 3 mujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Ai tha se sa i përket modelit me të cilin do të punohet nuk ka dijeni sepse ministria er financave është treguar mjaft hermetike në këtë drejtim, ndërsa shtoi se qeveria është ndërgjegjësuar, pasi bastet nuk u ndaluan kurrë.
Sipas tij, ky është një vendim logjikë i qeverisë sepse në këtë mënyrë mund të monitorojë tregun e zi.
Nuk ka model se si do punohet për hapjen e basteve online sepse Ministria e Financave ka qenë hermetike në këtë drejtim dhe kemi pasur vetëm deklarata publike. Ajo që ka ndodhur është e qartë se qeveria mori vendim për ti mbyllur ato disa vjet më parë dhe pa se ajo që ndodhi ishte se njerëzit vijuan të luanin baste në treg të zi, dhe në këtë mënyrë buxheti po humbiste para nga arka dhe bastet vazhdonin. Në këtë pikë duket se qeveria është ndërgjegjësuar dhe mendon se është më mirë të lejoj sërish bastet që arka të grumbullojë para. Në këtë situatë është një vendim racional, më logjik për tu vlerësuar sepse kjo monitoron tregun e zi, pastaj modeli që do zgjidhet për hapjen ka nevojë për studim më të hollësishëm, por s’ka ende një transparencë dhe është herët për t’i thënë këto.



