Lista e zyrtarëve të lartë të marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për 2025 ka qenë e gjatë. Krahas dosjeve ku objekt është krimi i organizuar, në sirtaret e prokurorëve janë edhe ato të politikës. Nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deri tek skandali i fundit i AKSHI-t, prodhuan jo vetëm përplasje mes pushteteve por edhe klasës politike.



