Shqipëria e kualifikuar në Euro 2024/ Gazetarët Thomaj dhe Parllaku: Ndeshja e mbrëmshme, më shumë si miqësore, tani na pret Gjermania

Shqipëria e kualifikuar në Euro 2024/ Gazetarët Thomaj dhe Parllaku: Ndeshja e mbrëmshme, më shumë si miqësore, tani na pret Gjermania

Ndeshja e mbrëmshme e Kombëtarres shqiptare me Ishujt Faroe, dhe pse me barazim, ishte e vlefshme për vendin e parë të grupit, duke bërë që tashmë zyrtarisht Shqipëria të jetë e kualifikuar në Euro 2024.

Gazetarët Flori Thomaj dhe Denisa Parllaku, të ftuar në programin e mëngjesit në „Zgjohu me MCN”, sollën emocionet e natëës së mbrëmshme dhe tshmë rrugëtimin e ri të Shqipërisë drejt Gjermanisë për evropianin 2024.

Thomaj:

Ndeshja e mbrëmshme ishte më e lehtë. Lojtarët e morëm me lehtësi, sespe e kishin të garantuar kualifikimin dhe ndeshja u duk si miqësore.

Unë isha për 4:0 por ja që nuk ndodhi.

Pati më pas paknaqësi nga ana e disa tifozëve se ceremonia u drejtua më shumë te tribunat kryesore te VIP dhe do duhej të ishin prfhsirë të gjithë, por gjithsesi duhet të ishte më madhështrore si ceremoni, sic ka qenë në vitin 2016.

Tani duhet të mendojnë për Gjermaninë. Vazoja e parë është e vështirë për tu arritur, sepse normalisht ka ekipet më të forta, gjithsei ne jemi në të dytën dhe është mirë.

‘Rri ti rri, shqipet n’Gjermani’, banderola e rradhës e imja, tani po mendoj për banderolën tjetër goditëse.

Parllaku:

Unë kisha parashikuar edhe golat se kush do ti bënte, Daku, Bajrami dhe Ozuni.

Një gol të bënin të paktën por duke e pasur të garantuar vendin e parë e morën shumë qetë.

Sidoqoftë, rezultati që ka arritur Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë aq fantastik.

Në 2 dhjetor do të mbahet shorteu në Hamburg dhe do të jenë 6 grupe me nga 4 ekipe, Shqipëria është te vazo e dyte, tani na pret Gjermania me këmbë të mbarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy