Moti sot/ I paqëndrueshëm, reshje lokale shiu

Moti sot/ I paqëndrueshëm, reshje lokale shiu

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesditë në pjesën më të madhe të vendit dhe prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash.

Ato do të vijojnë të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurta lokale deri në orët e vona të mbrëmjes, kryesisht të përqendruara në pjesën lindore të vendit.

Në Alpe dhe relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në lartësinë mbi 600-800 metra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy