
Disa persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Suedi.
Dy persona janë dërguar në spital, njëri prej të cilëve raportohet se është plagosur rëndë.
Sulmi ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit në një qendër tregtare të Västerås. Zëdhënësi i Policisë bëri me dije se një person është arrestuar si autor i dyshuar i ngjarjes.
Ngjarja po hetohet si tentativë për vrasje.



