
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi së fundmi thellimin e procesit të verifikimit të integritetit të punonjësve të Policisë së Shtetit. Për këtë qëllim, është firmosur urdhri “Për miratimin e ‘Formularit të vetëdeklarimit’ mbi verifikimin e integritetit të punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit”.

Gazetarja Bleona Sari, në studion e ‘MCN live’, e cilësoi formularin si një ultimatum të fundit për zyrtarë policor për tu tërhequr.
Së fundmi te ky formular janë shtuar disa pika dhe është një formular që çdo punonjës policie e plotëson në momentin e parë që konkurron për të qenë pjesë e strukturës. Duke qenë se ne kemi kaluar vetingun, platforma Sky Encrochat ishte diçka që nuk dha ndonjë fryt, nuk pati ndonjë rezultat. Kemi folur për sky encrochat ku pothuajse gjysma e policisë ishte e përfshirë dhe askush se deklaroi.
Unë mendoj se ky është si një paralajmërim i fundit që vetë Rrumbullaku po i bën strukturës së policisë dhe madje është një ultimatum i fundit që ai po i bën zyrtarëve sepse nuk besoj se është për atë punonjësin e thjeshtë.
Sipas saj, paraprakisht ka pasur tentativa të disa zyrtarëve për tu tërhequr por nuk janë pranuar për shkak të formularit.
E kemi diskutuar edhe më herët që nuk është problemi te strukturat e thjeshta, një punonjës patrulle, një polic i cili punon 8 orë dhe tanimë i janë shtuar edhe 4 të tjerë, por le të them se për shefa krime, shefa komisariate, drejtor, nëndrejtor, mendoj se kjo është paralajmërimi i fundit për tu tërhequr vetë.
Nga informacionet që unë kam pa pasur, ka pasur tentativa për tu dorëhequr disa zyrtarë të Policisë por nuk janë pranuar edhe për shkak të këtij formulari, të cilit përpos se i janë shtuar disa pika, mendoj se është shumë ekzakt teksa i referohet edhe procedimeve penale me herët apo edhe në disa shtet të tjera.
Gazetarja Sari veçon pikat e formularit që kanë të bëjmë me deklarimin e dhuratave dhe trashëgiminë e zyrtarëve të cilat shpesh nuk korrespondojnë më pasurinë e lartë që kanë punonjësit policor,.
Ajo që të bën përshtypje te formulari është edhe te pjesa e pasurisë, nëse ka apo jo dhurata nga anëtare apo familjarë të tjerë. Sepse kjo është le të themi si një justifikim i qartë kur zyrtarë të lartë të cilët nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre me ato rroga të cilat ne e dimë sesa i kanë dhe kanë 10 fishin e pasurisë.
Mendoj se kjo ishte një pikë shume e goditur e dhuratave dhe kjo pika e trashëgimisë duke qene se ata shpesh i përdorin si justifikim për të mos rënë pre.



