‘Shkel vlerat islame’, Arabia Saudite paralajmëron Netflix

‘Shkel vlerat islame’, Arabia Saudite paralajmëron Netflix

Shtetet arabe të Gjirit kanë kërkuar që Netflix të heqë të gjithë përmbajtjen që konsiderohet se shkel “vlerat dhe parimet islame dhe shoqërore”.

Një deklaratë e lëshuar nga rregullatori saudit i medias dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit nuk identifikoi në mënyrë specifike përmbajtjen ofenduese.

Por televizioni shtetëror saudit shfaqi video nga shfaqja e animuar “Jurassic world: Camp Cretaceous”, në të cilën dy vajza adoleshente rrëfejnë se e duan njëra-tjetrën dhe puthen.

Gjithashtu janë shkëputur dhe disa pamje nga filmi i diskutueshëm francez Cuties, që u shfaq në kronikën e Al Ekhbariya TV.

Televizioni e përshkroi Netflix si “kopertinë kinematografike për mesazhet imorale që kërcënojnë edukimin e shëndetshëm të fëmijëve”.

Një video tjetër në faqen e internetit të Al Ekhbariya pretendonte se shërbimi i transmetimit po “promovonte homoseksualitetin duke u fokusuar tepër te ta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy