Pas Gjykatës së Tiranës dhe asaj të Apelit edhe Gjykata e Lartë e ka cilësuar si të paligjshëm, vendimin e prokurorisë për sekuestrimin e disa materialeve shkresore dhe të dhëna të serverit të ILDKPI-së. Prokuroria kishte bërë sekuestron e materialeve pas nisjes së hetimit kryesisht ndaj kryeinspektorit Shkëlqim Gani, I cili dyshohet se nuk ka denoncuar asnjë rast të konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë.



