Veliaj: Puna për teatrin e ri fillon këtë verë (VIDEO)

Veliaj: Puna për teatrin e ri fillon këtë verë (VIDEO)

Pasi qeveria kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për zbatimin e projektit do të ftohen kompanitë e interesuara. Projekti mbetet i njëjti, ai i paraqitur që në krye të herës nga studio e arkitektit danez Bjarke Ingels. Në një intervistë për MCN TV përmes Skype, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se teatri i ri do të shndërrohet në një hapësirë moderne, njësoj siç është bërë më parë me projekte të tjera që kanë hasur në pengesa.

Duhet të sqaroj që gara për dizajnin ka mbaruar. Projekti është gati për zbatim. do të ftohen kompanitë kush mund ta zbatojë projektin e Bjarke Ingels. Të premten, Këshilli i Ministrave i kaloi truallin bashkisë duke reflektuar vërejtjet e Bashkisë së Tiranës. Ne do të kemi një teatër modern, siç kemi një park olimpik modern. Ne kemi pasur aktivitete ku korrespondon me logjistikën që ne kemi. Do të kemi një hapësirë cilësore siç kemi sheshin, pazarin, liqenin. Do të harrohen ata që bëhen pengesë. Historia i harron penguesit, vepra mbetet.

Veliaj tha se puna për teatrin e ri do të nisë këtë verë.

Ne duhet të ecim përpara dhe t’i japim Tiranës një teatër të bukur. Do të fillojmë këtë verë.  Duke qenë se çdo fjalë e imja përfundon në gjykatë sapo të mbarojë procedura, do të fillojë puna.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy