Turqia dhe Bashkimi Europian do të mbajnë një samit të veçantë në fillim të muajit mars për krizën e emigrantëve.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, i cili është shprehur se ky samit është prioritet i momentit. Ndërkohë më herët BE është zotuar se do t`i akordojnë Tuqisë një shumë prej 3 miliardë euro në mënyrë që kjo e fundit të strehojë refugjatët në territorin e saj.



