Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Fierit, procedohen mbi  2 500 shoferë

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Fierit, procedohen mbi  2 500 shoferë

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Fierit, procedohen mbi  2 500 shoferë

Policia Rrugore e Fierit ka vijuar kontrollet kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti. Nga një bilanc i bërë nga vetë autoritetet janë proceduar administrativisht gjithsej 2539 drejtues mjetesh.  1087 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Po ashtu bëhet me dije se janë vendosur 570 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Njoftimi i plotë: Fier

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Fierit, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2539 drejtues mjetesh.

1087 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 197 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

211 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 416 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 99 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 28 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 570 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy