
Ambasadori amerikan Donald Lu përcjell një tjetër mesazh për korrupsionin, i cilësuar si një sfidë për Shqipërinë. Në mesazhin e tij të shkurtër të publikuar në Facebook, Lu u bën apel njerëzve të reagojnë për t’i dhënë fund këtij fenomeni. “Në një shoqëri korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë” shkruan ambasadori i SHBA Donald Lu.



