Diversifikimi i tregut të pensioneve shihet si mundësi e mirë nga Banka Botërore për të garantuar skemën dhe për të mos rënë të ardhurat në moshën e pensionit. Në konferencën e përbashkët të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare dhe Bankës Botërore, me ekspertë të kompanive të sigurimit, u vu theksi në zgjerimin e skemës së pensionit vullnetar. Në vendin tonë fondet e pensioneve vullnetare janë minimaliste, ato arrijnë në 0.05 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto



