Masa të forta sigurie për protestën e nesërme para Kryeministrisë

Masa të forta sigurie për protestën e nesërme para Kryeministrisë

Opozita ka vendosur që protesta e nesërme para Kryeministrisë të nisë prej orës 18 të pasditës, por përfundimi eventual i saj nuk është bërë i ditur ende.

Bazuar në paralajmërimet se protesta e 13 prillit do të jetë po aq madhore në pjesëmarrje sa ajo e 16 shkurtit, policia ka filluar marrjen e masave konkrete për ruajtjen e objektit të Kryeministrisë.

Kamera sigurie, dron, agjentë civilë, mbi 1500 efektivë policie, automjete të hedhjes së ujit si dhe Garda e Republikës do të jenë të angazhuara si plan i masave për të monitoruar dhe ndërhyrë në çdo moment nëse protesta e opozitës do të eskaloj në të dhunshme.

Paraditen e sotme janë pastruar kamerat e sigurisë për të pasur një fokusim të qartë. Për të shmangur ngjitjen e protestuesve, shtyllat janë lyer me graso, ndërsa është vendosur mbrojtësja te dera e jashtme e Kryeministrisë, por edhe rrethimi me gardh metalik.

Pjesë e masave të policisë pritet që të jetë edhe bllokimi i qarkullimit në rrugën 'Ismail Qemali', 'Ibrahim Rugova' lidhje me bulevardin, ura e Lanës nga Ministria e Brendshme deri te Presidenca, aty ku do të ndalohet dhe parkimi i mjeteve.

Kjo do të jetë protesta e tretë para Kryeministrisë dhe e teta në total e organizuar nga PD-ja me LSI-në, duke shtuar edhe tubimet para parlamentit gjatë seancave plenare.  

Opozita kërkon largimin e kabinetit "Rama", qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy