Qyteti i Hamburgut në Gjermani theu një rekord të ri botëror për grumbullimin më të madh të njerëzve të veshur si Harry Potter.
Për këtë event, i cili u mbajt ditën e shtunë fansat ishin veshur me një pelerinë të gjatë të zezë dhe syze të rrumbullakëta.
Sipas organizatorëve 1758 persona të veshur si magjistari i famshëm ishin të pranishëm në sheshin e bashkisë së këtij qyteti në Gjermaninë veriore.
Pjesëmarrësit ishin të rinj, mes të cilëve një numër të madh fëmijësh dhe adoleshentësh.
“Harry Potter më ka magjepsur gjithmonë”, tha Isabelle Sichting, 16 vjeç, e cila nuk donte ta humbiste këtë event.
Mbledhja u bë në kuadër të një dite për të festuar botimin nga shtëpia botuese me bazë në Hamburg, Carlsen Verlag, të vëllimit të parë në gjuhën gjermane të serisë letrare më të shitur 25 vjet më parë.
Qyteti australian i Perthit mbante rekordin e mëparshëm botëror për grumbullimin më të madh të njerëzve të veshur si Harry Potter që nga viti 2017, me jo më pak se 997 pjesëmarrës.



