Europa e sigurt për furnizimin me gaz këtë dimër, e konfirmon Presidentja e KE

Europa e sigurt për furnizimin me gaz këtë dimër, e konfirmon Presidentja e KE

Europa është e sigurt lidhur me furnizimin me gaz këtë dimër, pavarësisht shqetësimeve rreth dërgesave ruse. Një konfirmim i tillë u dha nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas ngërçit të hasur mes Moskës dhe Perëndimit për Ukrainën.

Në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Europian, Von der Leyen kritikoi gjithashtu Gazprom-in e kontrolluar nga shteti rus për kufizimin e eksporteve të gazit në Europë në një kohë që vendi përballet me kërkesë të lartë dhe çmime në rritje.

“Gjatë javëve të fundit kemi shqyrtuar të gjithë skenarët e mundshëm në rast se Rusia vendos të ndërpresë pjesërisht ose plotësisht furnizimin me gaz në BE. Mund të them se modelet tona tregojnë, se me të gjithë masat që kemi marrë, tani jemi të sigurt për furnizimin këtë dimër. Bashkë me një numër të madh vendesh anëtare kemi marrë një grup të ri masash emergjente të cilat mund t’i aktivizojmë në rast të ndërprerjes së plotë të furnizimit”, tha von der Leyen.

Çmimet europiane të gazit mbeten të larta për nivelet e ulëta të magazinimit. Sipas Gas Infrastructure Europe, depozitat e gazit në të gjithë Europë ishin 33% në 14 shkurt, krahasuar me 41% që ishin një vit më parë.

Von der Leyen, tha ndër të tjera se Europa është e përgatitur në rast se udhëheqja ruse vendos kufizime për çështjen e energjisë.

“Ne shohim se në një kohë kur kërkesa ndaj Gazprom është e lartë, po kufizohen furnizimet me gaz në Europë. Ne shohim një magazinë të ulët prej 10 vitesh nga Gazprom. Kjo është sjellje e çuditshme për një kompani që  në kohën e rritjes së kërkesës dhe çmimeve, nuk po përpiqet të maksimizojë fitimet”, deklaroi ndër të tjera Presidentja e PE.

Sipas saj, kjo sjellje ka dëmtuar tashmë besueshmërinë e Rusisë si një furnizues i besueshëm i energjisë.

Si Rusia ashtu edhe Gazprom e kanë mohuar ndalimin e qëllimshëm të gazit në Europë, duke thënë në mënyrë të përsëritur se po furnizojnë Europën me gaz në përputhje me detyrimet kontraktuale.

Megjithatë, niveli i stoqeve në vendet që furnizohen nga Gazprom në Europë është ende i ulët dhe nuk ka pasur as shitje në Platformën Elektronike të Shitjeve të kompanisë qysh nga tetori 2021.

Von der Leyen tha po ashtu, se ngjarjet e fundit treguan gjithashtu se Europa duhet të reduktojë varësinë e saj nga importet e gazit rus, komente të cilat ngjallën duartrokitje nga Parlamenti Europain.

“Një nga mësimet kryesore që mund të mësojmë tashmë nga kjo krizë është se ne duhet të diversifikojmë burimet tona të energjisë dhe duhet të heqim qafe varësinë nga gazi rus. Ne duhet të investojmë shumë në burimet e rinovueshme të energjisë”, tha Presidentja e KE.

Shqetësimet për furnizimin me gaz rus në Europë kanë bërë që KE të bëjë gjithashtu përpjekje të rëndësishme diplomatike në javët e fundit për të kërkuar dërgesa shtesë gazi nga furnizues alternativë, raporton Telegraph.

Komisioneri i Energjisë, Kadri Simson ka zhvilluar bisedime me centralin e gazit të lëngshëm në Katar dhe Azerbajxhanin, furnizues të Korridorit Jugor të Gazit, këtë muaj, ndërsa Japonia është zotuar gjithashtu që t’i ofrojë Europës ngarkesa të shumta të gazit të lëngshëm.

“Ne jemi në bisedime me një numër të madh vendesh të cilët janë të gatshme të rrisin eksportet e tyre të gazit të lëngshëm në BE”, tha von der Leyen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy