Kosovë, Kuvendi mblidhet sot për herë të pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Kosovë, Kuvendi mblidhet sot për herë të pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Për të pestën herë më radhë, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për vazhdimin e seancës konstituive, e cila ka vetëm një pikë të rendit të ditës: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Seanca po mbahet me kërkesën e PAN-it, që doli në takimin e fundit konsultativ në mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryesuesit të seancës, Adem Mikullovci.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka deklaruar dje në një konferencë për media se ekziston mundësia për mosmbajtjen e seancës, meqë sipas tij po synohet formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

Pjesëmarrjen e deputetëve të NISMA për Kosovën në seancën e sotme e ka konfirmuar vet kryetari i partisë, Fatmir Limaj.

“Ne do të jemi nesër në Parlamentin e Kosovës, besoj që mjaftueshëm është. Ne do të jemi në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj do të shihet. Nesër do të jemi në Kuvend, besoj që është lajm për juve. Vendi ka nevojë që shpejt t’i ndërtojë institucionet”, ka deklaruar Limaj, duke shpresuar për zhvillime pozitive sa i përket formimit të institucioneve.

Në anën tjetër, kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka deklaruar se pas një takimi me kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli, është i bindur se koalicioni LAA është i fort, ashtu siç ishte në fillimet e tij. /KosovaPress/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy