Sopranoja spanjolle Montserrat Caballé vdes në moshën 85-vjeçare

Sopranoja spanjolle Montserrat Caballé vdes në moshën 85-vjeçare

Sopranoja spanjolle, Monteserrat Caballe ka ndërruar jetë sot në moshën 85-vjeçare, ka njoftuar zëdhënësi i një spitali në Barcelonë.

Ajo kishte vuajtur nga disa shqetësime shëndetësore dhe ishte shtruar në spital në Barcelonë muajin e kaluar, sipas agjensisë së lajmeve Efe.

Caballé u lind në një familje të klasës punëtore në Barcelonë, por talenti i saj muzikor u bë i dukshëm shumë herët, pasi ajo këndonte që në moshën shtatë vjeçare.

Në moshën nëntë vjeç u pranua për trajnim në Conservatorin e Liceut të qytetit. Ajo u diplomua në vitin 1953 dhe shkoi në Itali, ku këndoi disa role të vogla.

Karriera e saj përparoi shpejt pas një paraqitje të suksesshme si Mimi në La Bohème në Operën Shtetërore të Zvicrës në Basel. 

Në vitin 1965 ajo bëri një debutim triumfues në Shtetet e Bashkuara, duke marrë rolin kryesor të Lucrezia Borgia në veprën e Donizetti në Carnegie Hall, në Nju Jork.

Performanca e saj solli lavdi të përhapur për bukurinë e zërit të saj dhe interpretimin e saj dramatik, dhe e tregoi atë si një yll ndërkombëtar.

Pas kësaj performance ajo nisi një turne botërorë me një karrierë që zgjati gjysmë shekulli, duke interpretuar në 90 role në opera dhe duke dhënë pothuajse 4,000 shfaqje.

Ajo vazhdoi të performonte me Operën Metropolitane, Operën e San Franciskos dhe Operën e Vjenës, duke u shfaqur përballë të madhit Luciano Pavarotit dhe Placidos Domingo.

Kënga Barcelona u publikua për herë të parë në vitin 1987 dhe më vonë u bë një himn për Olimpiadën e vitit 1992, që e këndoi në krahë të yllit të muzikës Freddie Mercury. Caballé këndoi në ceremoninë e hapjes me Domingo dhe José Carreras.

Montserrat Caballe në Vjenë në vitin 1979

Në vitin 1979 ajo u shfaq në Glyndebourne në Der Rosenkavalier dhe në martesën e Figaro, por ajo priti edhe shtatë vjet për debutimin e saj në Kovent Garden si Violetta në La Traviata.

Një figurë e shkurtër, por imponuese, Caballé e pëlqente audienca në mbarë botën për personalitetin e saj të papërmbajtshëm. Ndërsa fansat e saj e quanin La Superba (e shkëlqyer).

Karriera e saj ishte e kërcënuar nga shëndeti i sëmurë. Në 1985 ajo kaloi tre muaj në spital me një tumor të trurit, dhe pati trajtim për probleme zemre në 1993.

Në vitin 2015, asaj iu dha një dënim me burg gjashtëmujor për mashtrim tatimor.

Mediat spanjolle thonë se po bëhen plane për një funeral në Barcelonë të hënën.

Caballe konsiderohet gjerësisht si diva e fundit e operës. 

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha se është “lajmi i trishtueshëm”, ndarja nga jeta e Caballe.

Një këngëtare e madhe e vendit tonë ka vdekur. Monteserrat Caballe, zëri i saj dhe ëmbëlsia e saj do të qëndroi gjithmonë me ne”, ka shkruar ai në Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy