Pronari plagos klientin në Kamëz, policia shmang vrasjen

Pronari plagos klientin në Kamëz, policia shmang vrasjen

Një vrasje është parandaluar në kohë nga policia në Kodër Kamëz. Kjo pasi një konflikt verbal dhe fizik në orët e para të mëngjesit ka percipituar në përdorimin e armëve.

Pronari i një lokali në Kamzë, 35-vjeçari me inicialet F.K ka plagosur me armë zjarri në dorë klientin 39 vjeç R. C. Nga brenda lokalit ngjarja është zhvendosur jashtë tij, aty ku pronari i lokalit ka tentuar të qëllojë sërish klientin, për ta vrarë.

Por në këto momente ka ndërhyrë policia dhe vrasja është shmangur, ndërsa i plagosuri në dorë është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq policia ka shoqëruar në komisariat autorin ndaj të cilit po merren veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy